Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu u ka bere thirrje subjekteve politike te Kosoves qe te tregohen te pergjegjshme gjate fushates dhe procesit elektoral te 15 nentorit, ne menyre qe ai te jene shembull i pjekurise politike.

Deklaraten e tij Sejdiu e beri gjate ceremonise se nenshkrimit te kodit te miresjelljes nga partite, ku ishin te pranishem edhe shume ambasadore.

“Ne te gjithe duhet te marrim persiper pergjegjesite ne menyre qe keto zgjedhje te jene shembull i maturise politike dhe institucionale te vendit tone te dashur”, ka deklaruar Sejdiu.

Ai ka shtuar me tej se keto zgjedhje jane te rendesishme edhe per faktin se per here te pare ne Kosoven e pavarur zhvillohen zgjedhjet lokale.

Top Channel