Partite politike ne Maqedoni, si ato ne pushtet ashtu edhe ato ne opozite kane pershendetur progres raportin e KE, qe rekomandonte nisjen e negociatave per anetaresimin.

Nga radhet e BDI-se, deputeti Xhevat Ademi u shpreh se raporti perben nje nga lajmet me te mira per qytetaret e Maqedonise.

“Urime dhe pergezime te gjithe faktoreve politike. Qytetaret sot me te drejte mund te gezohen”, ka pohuar Ademi.

Edhe partia opozitare LSDM ka pershendetur raportin qe vleresonte progresin e arritur ne Maqedoni.

“Kjo eshte nje dite historike per Maqedonine. Deshiroj qe ta ndajme bashke gezimin, me te gjithe qytetaret. Kjo eshte nje nxitje qe te shkojme me tej”, ka deklaruar deputetja Silvana Boneva.

Top Channel