Partite politike ne Kosove do te nisin pas mesnates fushaten e tyre elektorale ne kuader te zgjedhjeve lokale te 15 nentorit.

LDK, PDK, AKR, AAK dhe LDD do te mundohen qe ne nje muaj te bindin qytetaret e Kosoves qe te votojne per programin e tyre elektoral.

E para qe do te hape fushaten do te jete LDK, kandidati i te ciles do te prezantoje pak momente pas mesnates platformen e tij per Prishtinen.

PDK ende s’ka vendosur per tubimin e pare, ndersa AKR dhe LDD do ta nisin se bashku ne sheshin “Nene Tereza”.

Nderkohe, partia tjeter opozitare, AAK do t’i prezantoje kandidatet e saj ne Pallatin e Rinise.

Top Channel