Zlatan Ibrahimovic kerkon fitore ne sfiden kunder Shqiperise, ne menyre qe Suedia te shpresoje se Malta do te beje mrekulline perballe Portugalise.
Triumfi me kuqezinjte e drejtuar nga Kuzhe do te beje qe nordiket te kene shanse mikroskopike per te arritur ne zonen “play-off”. Por, skenaret nuk jane shume shpresedhenes. Se pari Suedia duhet te fitoje dhe Portugalia te barazoje, ndersa mundesia tjeter eshte qe Shqiperia te barazoje ne Solna, ndersa Malta te fitoje me diference prej tri golash me luzitanet.
“Kemi ende nje shans. Edhe pse ai eshte minimal, nuk duhet ta shperdorojme. Per me teper, kjo mund te jete ndeshja e fundit qe trajneri Lagerbak drejton Suedine dhe deshirojme qe ta mbyllim bashkepunimin me te me nje rezultat pozitiv. “Jemi te perqendruar vetem te sfida jone kunder Shqiperise, te cilen duhet patjeter ta fitojme”, deklaroi Ibrahimovic. Gjate konferences per shtyp perpara ndeshjes, ylli i Barcelones e cilesoi “tronditese” humbjen e fundjaves me Danimarken, por shpreson ne nje hap fals te Portugalise.
Ai shtoi: “Ne keto momente duhet te kemi besim. Kur luajtem ne Malte, nuk e kishim aspak te lehte, madje ata na ‘ndihmuan’ me autogolin qe shenuan. Eshte e vertete qe ky ekip nuk ka realizuar shume gola, por tani duhet vetem te shpresojme qe nuk do te pesojne gol dhe t’i rrembejne barazimin Portugalise”. Perpara ndeshjes me perfaqesuesen tone, foli edhe trajneri Lars Lagerbak: “Do te ishte e pafalshme nese ne nuk arrijme te fitojme me Shqiperine dhe Portugalia barazon me Malten”.
Top Channel