Chavez do te shtetezoje hotel Hilton

14/10/2009 10:45

Qeveria venezualiane e Hugo Chavez ka vendosur qe te shtetezoje hotelin Hilton ne ishullin Margarita, nje prej zonave turistike me te njohura ne vend.

Shteti do te marre gjithe kompleksin turistik, qe perfshin ndertesen e hotelit, nje port te vogel turistik dhe shume ambiente argetuese te struktures.

Sipas mediave vendase, te njejtin fat pesoi dy vite me pare edhe hoteli Hilton ne Karakas.

Me nje dekret te publikuar ne Gazeten Zyrtare, qeveria e ka percaktuar si urgjente marrjen e nderteses te ngritur ne parajsen karaibike te ishullit Margarita, 100 kilometra larg brigjeve venezueliane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA