Brown: 500 ushtare te tjere ne Afganistan
14/10/2009 17:00
Kryeministri britanik Gordon Brown ka deklaruar sot para anetareve te Parlamentit, se Mbreteria e Bashkuar do te dergoje 500 ushtare te tjere ne Afganistan.
Brown ka vendosur dy kushte, qe edhe vendet e tjera te NATO-s te rrisin pranine e tyre ne Afganistan dhe qe forcat lokale te sigurise te arrijne sa me shpejt nivelin e efikasitetit.
Nga ana tjeter, lideri i konservatoreve, Cameron ka mbeshtetur opsionin per dergimin e trupave te tjera, por ka kerkuar qe ushtaret te kene pajisje me te mira.
Deklarata e Britanise vjen nje dite pas asaj te SHBA, se do te dergoje ne Afganistan 13 mije ushtare.
Top Channel