
Levizja per Zhvillim Kombetar, nje prej partive te djathta qe garoi ne zgjedhjet e 28 qershorit nen siglen e koalicionit Poli i Lirise, i eshte drejtuar insitucioneve me te larta te shtetit shqiptar lidhur me shqetesimin e saj per zgjedhjet.
Nje prej 4 kerkesave i drejtohet Gjykates Kushtetuese per rinumerim te votave te 28 qershorit ne prani te nje pale te trete por dhe ne pranine e LZHK-se. Kete kerkese LZHK e ka mbeshtetur ne nje nen te Kushtetutes, sipas te ciles, te gjithe shtetasit kane te drejte te zgjedhin dhe te zgjidhen nepermjet votes se lire dhe te fshehte.
LZHK mendon se me 28 qershor jane kryer transferime manipulime dhe falsifikime te turpshme dhe kriminale. Pas kesaj kerkese, Gjykata Kushtetuese i ktheu pergjigje sot Levizjes per Zhvillim Kombetar pa kryer asnje veprim me argumentin se kerkesa nuk eshte hartuar sipas ligjit per organizimin dhe funksionimin e Gjykates Kushtetuese dhe rregullores se brendshme te kesaj gjykate.
Me tej, ne pergjigje, Gjykata Kushtetuese thote se kerkesa nuk eshte shoqeruar me prova shkresore si dhe nuk jane percaktuar subjektet e interesuara. Por LZHK i ka derguar nje kerkese per procedim penal te disa anetareve te KQZ-se, Kolegjit Zgjedhor edhe Prokurorise se Pergjithshme me argumentin se kryetari i KQZ-se dhe disa anetare te tjere shkelen Kodin Zgjedhor duke mos pranuar hapjen e kutive te kerkuar nga dy anetare te ketij komisioni, si dhe anetaret e e kolegjit qe kane ne fuqi vendimin e KQZ.
Per kete shqetesim LZHK i eshte drejtuar edhe Presidentit te Republikes si dhe KLD-se qe bazuar ne ligj te ndehyjne qe ndaj gjyqtareve qe shkelen ligjin zgjedhor te hapet procesi penal. LZHK eshte e para parti politike qe i drejtohet institucioneve me te larta te shtetit shqiptar perfshi dhe Gjykaten Kushtetuese, ne lidhje me hapjen e kutive, dhe ka ne plan t’i drejtohet edhe Gjykates se Strasburgut nese kerkesat e saj nuk merren ne konsiderate.
Top Channel