
Partia Socialiste nis te zyrtarizoje bojkotin e zgjedhjeve te pjesshme lokale te 15 nentorit.
Ne mesnate perfundoi afati i dorezimit te listes se emrave per te konstituar Komisionet Zonale te Administrimit te Zgjedhjeve, si dhe i regjistrimit te subjekteve politike qe do te marrin pjese ne keto zgjedhje.
Nderkohe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hodhi dje shortin per anetarin e 7 te KZAZ.
Shorti percaktoi qe PS do te kryesoje ne KZAZ e Beratit, Kukesit dhe Tiranes ndersa PD do drejtoje KZAZ e Dibres dhe Shkodres.
Votimet do te zhvillohen me 15 nentor ne minibashkine 10 ne Tirane, Komuna Otllak, Bashkia Klos, Komuna Fierze dhe Bashkia Fushe-Ares.
Burimet zyrtare nga KQZ-ja konfirmuan se dje ishte dita e fundit e dorezimit te emrave te anetareve qe do te perbejne KZAZ-te dhe te regjistrimit te subjekteve.
Ky afat eshte i parashikuar ne draftin qe u miratua disa dite me pare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Ne te thuhet se partite politike, te cilat kane te drejte te paraqesin si anetare ne KZAZ nr. 2, KZAZ nr. 6, KZAZ nr. 36, KZAZ nr. 43, KZAZ nr. 54 per zgjedhjet e pjesshme per kryetar qe do te zhvillohen ne njesite vendore, respektivisht Komuna Otllak, Bashkia Klos, Komuna Fierze, Bashkia Fushe-Ares dhe njesia bashkiake nr. 10 te dates 15.11.2009, duhet te sjellin propozimet jo me vone se data 12.10.2009.
Top Channel