
Drejtuesit e misionit vezhgues te OSBE-ODIHR-it do te jene ne Tirane ne fund te tetorit per t’i dorezuar zyrtarisht partive politike shqiptare raportin final per zgjedhjet ne Shqiperi.
Gjate punimeve te asamblese parlamentare te OSBE-se, i zhvilluar ne Athine, disa prej hartuesve te ketij raporti i vleresuan zgjedhjet te lira e te ndershme, duke kerkuar qe opozita te marre pjese sa me shpejt ne parlament.
“Konkluzioni yne eshte se zgjedhjet ishin te lira dhe te ndershme dhe ne rrugen e drejte te nje demokracie te plote. eshte per te ardhur keq qe opozita nuk po merr pjese ne Parlament. Pjese e pjekurise demokratike eshte edhe te pranosh rezultatin e zgjedhjeve, dhe shpresoj qe partia e opozites te marre sa me shpejt pjese ne parlament. Kjo eshte e vetmja rrugedalje per te zhvilluar me tej demokracine’, thote Wolfgang Grossruck, zevendespresidenti i asamblese parlamentare te OSBE-se.
Ndersa, Riccardo Migliori, kryetari i delegacionit te Italise shpreson qe drejtuesit e opozites shqiptare te verifikojne rezultatet e vezhgimeve, pasi sipas percaktimeve, zgjedhjet ne Shqiperi ishin te lira e te drejta.
“Une mendoj se eshte e drejte e detyrueshme per opoziten te perfaqesoje qytetaret shqiptare qe e kane votuar. Eshte nje gabim, nje deformim i demokracise fakti qe keta parlamentare te mos ulen ne parlament”, thote Migliori
Sipas hartuesve te raportit final te zgjedhjeve te 28 qershorit, partite politike ne Shqiperi duhet te punojne per t’i bere permiresimet e duhura ligjit elektoral dhe kjo sipas tyre nuk zgjidhet me bojkot.
“Nuk do te kishte qene ky qendrimi im, po te kisha qene une lideri. Sic e thashe, Shqiperia po maturohet. Persa me perket mua, une po pres zgjedhjet e tjera. Besoj qe te njejtet individe do te kuptojne se ato jane vitale per Shqiperine. Besoj se koalicioni i sotem qe drejton vendin do te arrije te ruaje vemendjen e komunitetit nderkombetar, i cili eshte i fokusuar per te ndihmuar Shqiperine qe te beje hapa te metejshem perpara”, thote Alcee Hastings, bashkekryetari i Komitetit te Helsinkit.
Top Channel