
Mberrin ne Kuvend projektligji “Mbi transportin e funksionareve te larte te shtetit”, i cili u heq automjetet deputeteve dhe disa drejtuesve kryesore te administrates shteterore.
Vendimi i miratuar me 30 shtator nga Keshilli i Ministrave ka si plan reduktimin e shpenzimeve per mirembajtjen e automjeteve dhe uljen e numrit te tyre.
Pavaresisht asaj çka eshte thene ne publik nga Kryeministri Sali Berisha, e verteta eshte se automjeti i hequr nga perdorimi, mund t’u kthehet serish deputeteve ose zyrtareve te tjere, duke perdorur proceduren e shitjes me ankand.
Vendimi i ri lejon mbajtjen e automjetit vetem per kreret me te larte te shtetit, kurse per kategorite e tjera, si deputete, zv.ministra, kryetare bashkish etj., do t’u jepen kuota te diferencuara, per t’i perdorur tek automjetet e tyre personale.
Top Channel