Vlore, asnje i dyshuar per grabitjen e bankes
13/10/2009 13:10
Policia e Vlores nuk ka ende asnje te dyshuar per vjedhjen e djeshme te deges se bankes “Intesa Sanpaolo”.
Burime policore lokale bejne te ditur se uniformat blu kane shoqeruar ne komisariat 30 persona, por per asnje prej tyre nuk ka pasur prova inkriminuese.
Gjithashtu, policia ka vendosur nje shperblim prej 30 mije eurosh per ate qe do te jape informacione mbi autoret e grabitjes, duke ruajtur dhe anonimatin e tij.
Dega e bankes italiane u grabit paraditen e djeshme nga disa persona, te cilet nen kercenimin e armeve moren nje shume te konsiderueshme.
Top Channel