
Ministri i Shendetsise Petrit Vasili garanton pacientet se nuk do t’u duhet me te marrin rrugen drejt spitaleve te vendeve perendimore per t’u kuruar pasi spitali i ri qe pritet te perfundoje se shpejti ofron sherbim dhe teknologji te standarteve bashkekohore.
“Nuk kane me pse mundohen pacientet, per te shkuar jashte, duke patur edhe dem ekonomik, po edhe stres mendor”, thote ministri i Shendetesise, Petrit Vasili.
Spitali i ri 5 katesh do te ofroje sherbime urgjence, kirurgji, laboratore, sherbim te mjekesise se pergjithshme dhe pritet te filloje te funksionoje brenda muajit mars.
I gjithe investimi kap vleren rreth 21.4 milion dollare, 7.4 milion prej te cilave jane dhene nga qeveria shqiptare dhe pjesa tjeter eshte financuar nga Banka per Zhvillim e Keshillit te Europes.
Top Channel