
Rikthehet serish debati per ligjin e dosjeve pas vendimit te Komisionit te Venecias per rishikim nga institucionet shqiptare.
Me tone me te zbutura, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, parimisht u shpreh se ky ligj mund te rishikohet serish, por per kete duhet te jete ne sallen e Kuvendit opozita.
Topalli u shpreh parimisht “pro” rishikimit te ligjit, pasi deklaroi se ajo ende nuk eshte njohur zyrtarisht me vendimin e Komisionit te Venecias.
Pas kthimit te opinionit nga Komisioni i Venecias, Topalli ka lene te kuptohet se mazhoranca eshte e gatshme te miratoje nje variant konsensual te ligjit shume te debatuar per “dosjet”, nese opozita do te futet ne Kuvend dhe te pranoje ridiskutimin e tij.
“Ne respektojme vendimet e gjykatave, vendime te tilla te gjitha respektohen. Detyra e parlamentareve eshte per te pare se çfare hapesirash ka per mundesimin e kompromiseve me te gjera, per te respektuar te tilla vendime. Kjo, ne te njejten kohe, kerkon nje vote me te gjere, kerkon pranine e opozites ne Parlament”, theksoi Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.
Komisioni i Venecias, nje organizem i Keshillit te Europes, i perbere nga eksperte ligjore, e konsideroi si antikushtetues ligjin e dosjeve te miratuar ne dhjetor te 2008-s.
Top Channel