Shtepia e Bardhe: Fox News, nje parti

13/10/2009 14:05

Polemikat mes Shtepise se Bardhe, te Barack Obama-s dhe Fox News, nuk kane te ndalur.

Kanali i informacionit, me pronar Rupert Murdoch nuk ka fshehur kurre simpatite politike dhe nuk kursehet per te publikuar gjera jo te mira per presidentin, si p.sh ajo e dhenies se hapesires per legjenden metropolitane se Obama nuk kishte lindur ne Shtetet e Bashkuara.

Shtepia e Bardhe gjithnje ka qene gati per kunder-reagime dhe ka marre masa, duke mos lejuar Fox ne intervistat presidenciale.

Tani qendrimi i administrates duket edhe me i forte.

“Do t’i trajtojme si nje parti opozitare, pasi po bejne nje lufte ndaj Obames. Ne nuk mund te mendojme se kjo eshte sjellja ligjore e nje organi te informacionit”, thote per “New York Times”, Anita Dunn, drejtore e komunikimit ne Shtepine e Bardhe.

Keshtu duket se ka marre fund ‘armepushimi’ i vendosur ne shtator, gjate nje takimi mes David Axelrod, keshilltarit te Obames dhe presidentit te Fox News, Roger Ailes.

Po kjo deklarate e ashper nuk ka sjelle probleme per televizionin, qe sipas sondazheve ndiqet shume dhe eshte burimi kryesor i informacionit per opinionin publik konservator.

Top Channel