Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
Me pak se dy muaj perpara zgjedhjeve presidenciale, Rumania tronditet nga nje termet politik qe e zhyt vendin ne instabilitet dhe rrezikon marreveshjen me Fondin Monetar Nderkombetar.
Qeveria e qendres se djathte u rrezua ne parlament ku nuk arriti te kaloje nje mocion mosbesimi. Kunder kabinetit qeveritar votuan 258 deputete ndersa pro ishin vetem 176. Partia Liberaldemokrate e Boc-ut u mbeshtet vetem nga votat e pakices.
Kjo eshte hera e pare qe nga rrezimi i regjimit komunist ne Rumani qe nje qeverie bie me mocion mosbesimi. Pas shperberjes se koalicionit mes liberaldemokrateve dhe socialdemokrateve, te gjithe ministrat e ketyre te fundit dhane doreheqjen ne fillim te muajit, cka shenoi dhe fillimin e krizes.
Kabineti do te mbetet ne pushtet, derisa parlamenti te zgjedhe qeverine e re. Kjo mund te sjelle veshtiresi ne plotesimin e kushteve per paketen e ndihmes prej 20 miliarda euro, te cilen Rumania e fitoi sivjet nga Fondi Monetar Nderkombetar per te luftuar krizen financiare.
Top Channel