Nje granate dore eshte vendosur mengjesin e sotem ne seline e rektoratit te Universitetit te Prishtines, e cila per fat te mire nuk ka shperthyer dhe nuk ka shkaktuar viktima dhe deme.

Lajmin e bejne te ditur burime policore lokale, sipas te cilave policia kosovare u informua permes nje telefonate anonime per pranine e granates.

Menjehere kreret e PK kane njoftuar njesite speciale te KFOR-it, te cilat me te mberritur ne vendngjarje kane neutralizuar mjetin shperthyes.

Burimet shtojne me tej se nuk dihet ende se kush mund ta kete vene granaten, por Policia e Kosoves ka hapur nje hetim.

Top Channel