Malaj: Shpresoj t’i largohemi bojkotit

13/10/2009 08:25

Ne pritje qe Edi Rama te zyrtarizoje propozimin e tij per bojkotin e zgjedhjeve te pjesshme lokale, grupi i deputeteve, pjese e Levizjes per Mendimin Ndryshe, brenda selise roze, nuk ka reaguar ende per kete çeshtje.

Te bindur se nga nje bojkot ne tjetrin, Partia Socialiste po demton rende imazhin e saj, kundershtaret e Edi Rames duket se kane vendosur te presin qe kreu i PS-se te flase dhe me pas ata te kundershtojne, duke dhene arsyet e tyre.

Megjithese anetari i kryesise se kesaj partie, kundershtar i bojkotit, Arben Malaj, tregohet i kujdesshem ne reagimin e tij, duke premtuar se kur te njihen me propozimin e Rames do e kundershtojne ate.

“Shpresoj qe Asamblese t’i shkohet me nje qendrim qe unifikon Partine Socialiste. Megjithese, nese ka nje ide te tille, natyrisht qe ajo do te kaloje permes debatit. Ne jemi kembengules dhe vijojme t’i mbetemi idese qe Partia Socialiste duhet te zhvilloje debatin ne Parlament, po aq sa mendoj se kjo parti behet me e besueshme ne rast se behet pjese e garave”, theksoi Malaj.

Megjithese, vijoi ai, nuk paragjykoj asgje, por shpresoj qe t’i largohemi bojkotit. Edhe pse ideja e Rames per te zyrtarizuar bojkotin e zgjedhjeve ka disa dite qe eshte bere publike, grupi kundershtar nuk ka ende nje qendrim per kete hap, duke e lene gjithe reagimin e tyre per ne mbledhjen e AK-se.

Top Channel