
Agjencia e lajmeve “Balkaninsight” zbuloi dje nje pjese te raportit vjetor te Komisionit Europian per te gjitha vendet e Ballkanit.
Referuar Shqiperise, aty thuhet se ajo ka bere shume progres sa u takon reformave politike.
Referuar zgjedhjeve te fundit parlamentare, Brukseli thote se jane permbushur pjesa me e madhe e standardeve nderkombetare, por me shume perpjekje nevojiten per te permbushur mangesite e vena re.
Referuar aplikimit per statusin e vendit kandidat, thuhet se Komisioni Europian eshte gati te filloje pergatitjen e opinionit nese kete e kerkon keshilli.
“Shqiperia duhet te beje progres ne veçanti ne forcimin e shtetit ligjor, luften ndaj korrupsionit dhe konkretisht edhe ne pavaresine e sistemit juridik”, thuhet ne raport.
Top Channel