Kartat e pashaportat, probleme ne Shushice
					 13/10/2009 13:05					
				
				 
								
			Banoret e komunes Shushice dhe vecanerisht emigrantet prej ditesh ankohen se po zvarriten ne lidhje me pajisjen e tyre me kartat e identitetit dhe pashaportat e reja biometrike.
Ata qendrojne cdo dite para zyrave te aplikimit por nuk mund te marrin dokumentat. Kryetari i komunes Shushice ka bllokuar me force zyren e aplikimeve duke kerkuar largimin e operatorit te zyres se aplikimeve. Per kete te fundit pretendon se nuk sillet mire me njerezit.
Kryekomunari thote se do vazhdoje te pengoje zyren deri sa kompania te ndryshoje operatorin e saj. 
Nderkohe qe nga ky konflikt ata qe e pesojne jane emigrantet e bllokuar prej mese nje jave ne zyrat e kesaj komune.
Top Channel