
Ne ambientet zikalter rihapet edhe nje here ceshtja “Maicon” qe po ben me dhimbje koke presidentin Moratti. Kerkesat e lojtarit nuk kane ndryshuar nga ato te bera gjate muajve te veres.
“Me shume para ose transferim ne nje skuader tjeter”. Aktualisht braziliani merr 3.5 milione euro ne sezon, por ai nuk eshte i kenaqur dhe shpreson qe shoqeria milaneze t’ia rrise pagen, duke pare edhe ofertat e medha qe kane ardhur ne drejtim te tij kohet e fundit.
Mbrojtesi, nje nga me te miret ne bote, kerkon te pakten 5 milione ne sezon. Agjenti i tij Caliendo shpreh pakenaqesine ndaj qendrimit te Interit duke thene se eshte shume i hidheruar nga kokefortesia qe po tregojne drejtuesit e shoqerise. Maicon e di shume mire se ne projektin e trajnerit Mourinho ze nje vend te rendesishem, por nga ana tjeter edhe oferta 30 milioneshe e Manchester United ben qe ai te rrise pretendimet.
“Ne keto momente me Interin nuk ka asnje bisedim sepse klubi nuk ka mbajtur fjalen e dhene. Nese vjen nje oferte konkrete jemi te gatshem te ulemi ne bisedime”, thekson agjenti i brazilianit.
Top Channel