
Pas humbjes ndaj Danimarkes, Suedia eshte nje hap larg eliminimit: Ibra&Co tani do te provojne te mundin Shqiperine te merkuren dhe te shpresojne te nje mrekulli: Malta te rrembeje nje pike ne Guimaresh ndaj Portugalise, por kjo eshte thuajse e pamundur.
“M’u duk se po perjetoja ndeshjen e pare: ne te gjithe ne sulm dhe ata (danezet) ne fund fitojne tri piket… Ne kemi deshtuar”.
Kjo fjali tregon zhgenjimin e madh te yllit te Barcelones, i cili duket se do te sakrifikohet per t’i lene vendin te shkoje drejt Boterorit 2010 nje tjeter ylli, Kristiano Ronaldos.
Megjithate, bomberi blaugran shikon si ngushellim fitoren ndaj Shqiperise dhe ne prononcimin e tij thekson se “deshiroj te shenoj ne ndeshjen e radhes, ku ne duhet te bejme detyren tone dhe te presim çfare do te ndodhe, pasi asgje nuk eshte me ne doren tone”.
Top Channel