Golden Foot 2009, Ronaldinho fiton trofeun

13/10/2009 15:00

Golden Foot 2009 eshte fituar nga sulmuesi i Milanit, Ronaldinho edhe pse ai vazhdon te tregoje nje forme te dobet ne radhet e skuadres kuqezi.

Lojtari brazilian e ka marre cmimin ne nje ceremoni te zhvilluar ne Montecarlo. Ai ka lene shenjen e kembes se tij ne “Champions Promenade”. Ronaldinho ka lene pas ne kete gare sulmuesin e Real Madrid, Raul dhe juventinet Buffon e Trezeguet.

Me pas renditen Beckham, Figo, Gerrard, Giggs, John Terry dhe romanisti Totti. Akturlisht Dinho nuk ka nje vend te sigurt ne formacionin e skuadres se drejtuar nga Leonardo dhe shpesh here ai eshte vene ne qender te kritikave per jeten e nates dhe mosimpenjim ne stervitje.

Top Channel