
Kombetarja shqiptare e drejtuar nga Josip Kuzhe do te kerkoje rezultatin pozitiv perballe Suedise, e vetmja mundesi e jona per te shpresuar ne qendrimin ne vazon e 4 qe vlen per hedhjen e shortit e Euro 2012.
Ne seancen e fundit stervitore ne Stokholm, trajneri Kuzhe ka provuar formacionin qe pritet te hedhe ne fushe qe nga minuta e pare.
Ashtu si me ndeshjen me Danimarken edhe perballe Suedise porta do t’i besohet Ujkanit, ndersa ne mbrojtje do te jene Dallku, Curri, Cana, dhe Haxhi i cili eshte i rikthyer se fundmi ne kombetare, pas demtimit te Vangjelit.
Dilema me e madhe ne mesfushe per Kuzhen eshte mes Hykes dhe Likes, por ky i fundit ka shanset me te medha per t’iu bashkuar treshes Skela, Duro dhe Bulku qe ne fillim te ndeshjes.
Reparti i sulmit nuk ka ndryshuar Erjon Bogdani dhe Hamdi Salihi, do te tentojne te shenojne ne porten suedeze.
Nderkohe Suedise, e cila mund te luaje ndeshjen e fundit ne drejtimin e Lagerbak ne rast eliminimi, i jane rikthyer 4 futbolliste te rendesishem. Per te kaluar ne fazen e play off, shansi i fundit per te shkuar ne Boterorin 2010, Suedia pervec se duhet me cdo kusht te fitoje me Shqiperine, duhet te shpresoje edhe humbjen apo barazimin e Portugalise me Malten.
Top Channel