Edgar Cani, gol ne rikthimin e Padovas

13/10/2009 09:30

Edgar Cani eshte protagonist ne rikthimin e Padovas ne majat e klasifikimit te  Serise B. Sulmuesi shqiptar eshte autor i nje goli te fituar 3-0 ndaj Mantoves.

 Ish-sulmuesi i U-21 te Shqiperise realizoi golin e trete dhe dha asistin per golin e dyte. Krejt surprize ka qene vendimi i trajnerit Sabatini per ta aktivizuar Canin mes titullareve per gjate gjithe ndeshjes.

Por, ne minuten e 69, pas nje krosi te Çesar nga krahu i djathte i sulmit te Padoves ne drejtim te zones, aty sulmuesi shqiptar Cani ishte i gatshem per ta shtyre topin ne rrjete.

Ky eshte goli i dyte i tij ne kete sezon te Serise B. Me kete fitore, Padova ngjitet ne vendin e dyte ne tabelen e klasifikimit pas 9 ndeshjeve te zhvilluara me pike te barabarta me Çezenen (16), nje pike me pak se kryesuesja Frosinone (17) dhe nje ndeshje me pak.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta