Djali ne gjendje vegjetative, reagon Vasili

13/10/2009 19:35

Ministri i Shendetesise, Petrit Vasili ka reaguar pas transmetimit ne emisionin “Pasdite ne Top Channel” te rastit te Stiv Melcizes, i riu shqiptar i cili ndodhet ne gjendje vegjetative ne Itali pas dhunes se ushtruar nga nje 25 vjecar italian.

Ministri, mjek ne profesion, theksoi se dyert e dikasterit qe drejton jane te hapura per mbeshtetjen e familjareve te Melcizes.

“Dyert do te jene te hapura dhe dashuria do te jete e madhe per trajtimin e nje rasti te tille”, eshte shprehur Vasili.

“Per gjithcka qe do te duhet per mbeshtetjen e ketij rasti ministria do te jete ne dispozicion te ketyre njerezve”, shtoi ai.

Top Channel