
Armend Dallku paralajmeron Suedine se do te pesoje te njejtin fat si Danimarka, e cila barazoi 1:1 ne Tirane dhe rrezikoi kualifikimin direkt ne Boterorin 2010.
Mbrojtesi kuqezi shtoi edhe se Zlatan Ibrahimoviç nuk e tremb perfaqesuesen e drejtuar nga Josip Kuzhe, madje beson se ai nuk do te paraqese rrezik per perfaqesuesen tone ne takimin e se merkures.
“Edhe pse kane fare pak shanse per t’u kualifikuar te dytet ne grup dhe te shpresojne kualifikimin ne Kupen e Botes nepermjet ndeshjeve ‘play-off’, suedezeve u nevojitet fitorja perballe Shqiperise.Megjithate, ne luajme te qete dhe nuk jemi te ngarkuar psikologjikisht: do te jemi te qete, ashtu si ne takimin ku barazuam ne Tirane me Danimarken. Shpresoj qe te perserisim ate paraqitje dhe te tregojme vlerat tona. Synimi yne eshte te marrim rezultat pozitiv, sepse ne kete menyre do te ishim me te motivuar per eliminatoret e ardhshme”, deklaroi Dallku.
“Ibrahimoviç? Nuk ka asnje dyshim qe ai eshte nje futbollist me emer ne arenen nderkombetare. Megjithate, ai nuk eshte paraqitur ne nivele te larta me perfaqesuesen, per te cilen luan dhe kjo ben qe mos te perqendrohemi vetem tek ai. Ne ndeshjen e pare te ketyre eliminatoreve, ku barazuam me Suedine ne fushen tone, te gjithe e pane se kundershtaret e kishin te veshtire te depertonin ne mbrojtjen tone. Nuk besoj qe rreziku kryesor do te vije nga kembet e Ibrahimoviç. Nese luajme mire ne mesfushe dhe tregohemi te kujdesshem ne mbrojtje, nuk do te kemi probleme”.
Nga grumbullimi stervitor ne Frankfurt te Gjermanise, 26-vjeçari vlereson punen e trajnerit Josip Kuzhe dhe ambientin pozitiv qe ka krijuar drejtuesi i stolit: “Ardhja e Kuzhese, perveç frymes se re qe ndihet ne skuader, ka rritur edhe vetebesimin.
Ai i mbeshtet te gjithe lojtaret qe jane kontingjent i Kombetares dhe jo vetem 11-shes se pare, ashtu si kane vepruar disa prej trajnereve te meparshem, shtoi mbrojtesi ne intervisten per kosovaren “Express”. Kuzhe i keshillon dhe i motivon te gjithe, pavaresisht nese jane te rinj apo te vjeter. Besojme ne planin e tij dhe te FSHF-se per te ardhmen e Shqiperise”.
Objektivi kryesor eshte ndertimi i nje skuadre konkurruese, per te arritur rezultate te larta ne eliminatoret e Euro 2012, qe do te zhvillohet ne Poloni dhe Ukraine. Dallku shpreson se me rrugen e nisur, me ne fund kuqezinjte do te realizojne endrren per kualifikimin ne nje aktivitet te rendesishem.
“Deshira eshte shume e madhe, shtoi ai. Shpresoj, mendoj dhe besoj se nje dite, qe do te jete e afert, endrra jone do te behet realitet. Realizimi i kesaj ambicieje kerkon shume pune dhe nje organizim sa me te mire, nderkohe qe edhe lojtaret e rinj duhet te pershtaten dhe te kthehen ne elemente te rendesishem per Kombetaren”.
Top Channel