Arrestimi i Kristos, “zhduket” postimi i dyshimte

13/10/2009 15:10

Pas arrestimit te Artan Kristos qe njihej ne rrethet e besimtareve me emrin Muhamed Abdullai, anetare te forumit Albselefet, ku ai dyshohet se kishte propoganduar kryerje te veprave me qellime terroriste, deklarojne se jane kunder cdo forme te terrorizmit.

Arrestimi i Kristos qe njihej si anetar i ketij forumi ka hapur edhe debatin mes anetareve Selefi te cilet hedhin poshte akuzat duke thene se vellai i tyre nuk ka bere ndonjehere thirrje per terrorizem.

Por ndersa kjo faqe aktualisht ndodhet nen survejim dhe prokuroria ka terhequr materialet nxitese te Kristos, vete forumi e ka fshire postimin e tij.

“Vallahi kjo eshte shpifje e vertete dhe shume shpejt do ta kuptoni se kush jemi NE, se cfare metode te thirrjes kemi NE.Ku jane argumentet qe Muhammed Abdullahi eshte terrorrist, ku jane argumentet qe Muhammed Abdullahi ka bere thirrje ne kete forum per terrorrizem-te pakten na gjeni nje fjale”, thuhet ne forum.

Por arrestimi i Artan Kristos ka risjelle edhe njehere ne kujtese pranine e nje rryme te re ne rrethet e besimtareve myslymane shqiptare.

Artan Kristo njihet per policine dhe prokurorine per shoqerimet e shumta gjate hetimeve per vrasjen e sekretarit te pergjithshem te komunitetit myslyman Salih Tivari.

Nderkohe qe prangosja e tij per thirrje nxitese u njoftua zyrtarisht nga prokuroria e pergjithshme. Edhe “Fiks Fare” denoncoi kete rast qe ne muajin maj.

Top Channel