Apeli, skandal me vendimin per Lilen

13/10/2009 09:00

Çudite nuk kane fund ne futbollin shqiptar. Nje gje te tille e konfirmon edhe skandali me i fundit i Komisionit te Apelit ne lidhje me vendimet e leshuara per çeshtjen e pezullimit te lojtarit te Tiranes Andi Lila, per shkak te goditjes me grusht te kundershtarit ne rastin e ndeshjes se Gramozi-Tirana.

Pikerisht ne lidhje me kete çeshtje, komisioni ne fjale, per çudine e te gjitheve dhe krejt ne kundershtim me rregulloren, ka leshuar dy vendime te ndryshme ne nje afat kohor prej 14 ditesh ndermjet.

Mbrojtesi i Tiranes, Andi Lila, ishte protagonist i nje skene te shemtuar ne ndeshjen e 13 shtatorit, te zhvilluar ne Erseke mes Gramozit dhe Tiranes.

Situata u tensionua ne kete takim, kur nje lojtar vendas nderhyri ashper ndaj portierit Nallbani dhe ky i fundit reagoi ndaj tij, por u perjashtua nga gjyqtari pas marrjes se kartonit te kuq.

Rruges per te lene fushen, nje futbollist i pankines se Gramozit i pret rrugen “Tates”, duke ushtruar presion verbal ndaj tij, por, sipas pamjeve filmike, ka reaguar mbrojtesi Lila, i cili ka goditur me grusht lojtarin kundershtar. Pikerisht ky incident i ka kushtuar shtrenjte ish-futbollistit te Beses, pasi me 19 shtator 2009 Komisioni i Disiplines, ne perfundim te shqyrtimit te pamjeve filmike, e ndeshkoi lojtarin bardheblu “per goditje te kundershtarit, ne baze te neneve 4,9,14,19 dhe 26/1 te KDS me 5 (pese) ndeshje pezullim dhe 100000 leke gjobe”.

Klubi bardheblu e apelon vendimin, madje duke mos kursyer as akuzat publike ne media, sipas te cilave e ka konsideruar kete vendim si nje sulm kunder kesaj skuadre, per shkak se nuk kishin pranuar te firmosnin kontraten per te drejten televizive.

Komisioni i Apelit, i mbledhur me 26 shtator 2009, hedh poshte ankimimin e futbollistit te Tiranes, pasi “vendosi te lere ne fuqi vendimin e Komisionit te Disiplines te dates 19.09.2009”. Por, 14 dite me vone, pikerisht me 10 tetor, i njejti komision, ai i Apelit, edhe pse ishte shprehur qarte ne vendimin e 26 shtatorit, nxjerr nje tjeter vendim ne lidhje me kete çeshtje, ku flitet per interpretim, por qe ngjan me shume me nje ndryshim te tij.

Ne te citohet: “Per lojtarin Andi Lila te KF Tirana interpretohet vendimi i Komisionit te Apelit te dates 26.09.2009, pika 2, vijon: 1) – Lenien ne fuqi vendimin e mases se gjobes. 2) – Lojtari denohet me 3 (tri) ndeshje pezullim”. Kjo manover e Apelit per te ndryshuar nje vendim, per te cilin ishte shprehur me pare, shenon tashme nje rast qe veshtire mund ta gjesh ne precedence. Ne lidhje me vendimin ka ardhur edhe ankesa e Dinamos, e cila kete fundjave do te prese ne ndeshjen derbi pikerisht Tiranen, e cila sipas verdiktit te fundit te Apelit, eshte e lire ta perdore Lilen ne kete sfide.

Top Channel