
Pas apelit te Geartit, kane qene te shumte ata qe kane reaguar per te ndihmuar femijet jetime qe te mos u sekuestrohet shtepia.
Nje grup avokatesh jane ofruar te asistojne femijen dhe deklarojne se mamaja e Geartit duhet te kete sigurim jete ne banken ku ka marre kredi, si edhe ne ate ku ka punuar.
Avokatet shprehen se kjo ceshtje duhet hetuar, pasi parimisht Tatjana, e ema e Geartit duhet te jete e siguruar dhe kredia duhet te shlyhet nga agjencia e sigurimit.
Por vec ndihmeses ligjore ne redaksin e Top Channel kane mberritur telefonata edhe nga biznesmene. Presidenti i ekipit te Tiranes, Refik Halili ka marre persiper te shlyeje kredine per dy vitet e ardhshme, pavaresisht vendimit qe do te marre banka.
Historia e Geartit mund te perseritet ne shume familje shqiptare, ndaj te gjithe strukturat e shtetit duhet te punojne qe te drejtat e shtetasve te mos shkelen.
Top Channel