Suedia e demoralizuar, shans per ne

12/10/2009 08:30

Tani Shqiperia mund te shpresoje  me shume per nje rezultat ne sfiden ndaj Suedise  te merkuren ne stadiumin “Rasmunda”.

Kundershtaret tane jane te demoralizuar dhe thuajse praktikisht jashte Boterorit 2010. Nje goditje te rende per Ibrahimoviç&Co. Ka ardhur nga ndeshja e te shtunes ndaj Danimarkes ne Kopenhagen, e cila u fitua nga danezet me rezultatin 1-0.

Suedia tani rrezikon shume dhe mundesite per t’u kualifikuar jane shume, shume te pakta. Ajo eshte parakaluar ne renditje nga Portugalia, duhet patjeter te munde Shqiperine dhe te shpresoje te nje mrekulli e Maltes ne token luzitane, per te mundur te arrije te ndeshjet “playoff”.

Kundershtaret tane nordike, duke bere keto llogari, jane te demoralizuar dhe ne kampin e tyre ka plasur mania e “doreheqjeve” te gatshme. Trajneri i Suedise, Lars Lagerbak, ka pergatitur doreheqjen, ne rast se skuadra e tij nuk do te arrije te kualifikohet ne Boterorin 2010.

Suedia u mund te shtunen 1-0 ne Danimarke dhe tashme e shikon veten thuajse te pashprese. Danezet me 21 pike e kane siguruar kualifikimin direkt, ndersa portugezet jane favoritet per te shkuar ne “playoff”, pasi renditen te dytet ne kuoten e 16 pikeve, nje me shume se Suedia.

Tashme mundesite e tyre per te arritur vendin e dyte, kur ka mbetur edhe nje ndeshje per t’u luajtur, jane te kufizuara.

Portugalia te merkuren pritet te kete nje ndeshje te lehte kunder Maltes, ndersa Suedia do te prese ne shtepi Shqiperine e Kuzhese. Por edhe nje fitore e nordikeve ndaj kombetares kuqezi nuk shikohet si shpetim per ta, pasi gjithçka varet nga rezultati i ndeshjes Portugali-Malte.

“Asistenti im dhe une do te japim doreheqjen ne varesi te rezultateve, pas ndeshjes me Shqiperine ose pas takimeve ‘playoff, deklaroi dje trajneri i Suedise, Lars Lagerbak, ne konferencen per shtyp te mbajtur te dielen.

“Une kam pasur nje privilegj te madh te punoj per nje kohe te gjate me keta djem. Por jam shume i zhgenjyer qe nuk mundem te benim nje paraqitje te mire gjate ketyre eliminatoreve”, shtoi me pas tekniku suedez, i cili e ka drejtuar kete kombetare ne pese turne, duke filluar qe nga viti 2000 ne Kampionatin Europian, kur zuri vendin e trajnerit te atehershem te Tomi Soderberg.

Shume i zhgenjyer nga kjo situate eshte shfaqur edhe lojtari veteran, Henrik Larson (38 vjeç), i cili theksoi se do te terhiqet nga kombetarja suedeze pas ndeshjes me Shqiperine. “Ne ende duhet te besojme se mund te kualifikohemi, tha dje Larson. Nese Portugalia fiton dhe ne eliminohemi…, une nuk do t’ia fal kurre vetes. Pas takimit me Shqiperine do te terhiqem nga kombetarja”.

 Mediat suedeze informojne per nje situate te ndere ne kombetaren e tyre, e cila mund te shfaqet edhe ne fushen e lojes, ne perpalljen e te merkures ndaj Shqiperise. Kjo situate mund te favorizoje djemte e Josip Kuzhese, te cilet kerkojne nje rezultat pozitiv per te mundesuar qendrimin e Shqiperise ne vazon 4 te shortit te eliminatoreve per Euro 2012.
 

Top Channel