Edhe pse eshte nje nga ekipet me te suksesshem ne peshengritjen shqiptare me 29 medalje ne kampionate europiane dhe boterore, skuadra e Shtermenit vazhdon te shihet me indiference nga shteti dhe Federata Shqiptare e Peshngritjes.
Trajneri i ketij ekipi, Leonard Toska, pasi deklaron se mungon trajtimi ushqimor, pohon se buxheti vjetor eshte vetem 300 mije leke te reja, shume kjo qe nuk del as per udhetimet e sportisteve neper gara. “Shtermeni ka ngritur disa here flamurin shqiptar dhe eshte lene ne harrese. Nuk ka palester, trajtim ushqimor dhe as nje kusht. Shtermeni shihet si ekip fshati”, deklaron Toska.
Kerkesat e skuadres se Shtermenit qe ka ne radhet e saj 3 sportiste te kombetares shqiptare, kane qene te qene te vazhdueshme ne organet drejtuese, lokale dhe vendore, por gjithmone ato kane rene ne vesh te shurdhet.
Top Channel