Shperthim ne Pakistan, 30 te vdekur
12/10/2009 11:20
Nje tjeter shperthim tronditi Pakistanin. Ne veriperendim te vendit, fare prane lugines se konflikteve Suat, u vrane te pakten 30 persona ne nje sulm qe u mor serish persiper nga talebanet.
Dhjetra te plagosur jane shtruar ne spital. Ngjarja ndodhi ne nje treg te qytetit dhe sipas policise, behet fjale per nje atentat me autobombe.
Te tilla shperthime ne Pakistan jane kthyer pothuajse ne ngjarje te perditshme.
Nderkohe qe pas serise se fundit te sulmeve te marra persiper nga talebanet, qeveria do te filloje te bombardoje rajone te vendit qe me pare ishin deklaruar te pastra nga aktiviteti terrorist.
Top Channel