Shitesit ambulante, rrezik epidemie per nxenesit

12/10/2009 08:00

Menjehere pas celjes se  vitit te ri shkollor, ne shkollat e Fierit dhe te Lushnjes jane hapur me dhjetera pika ambulante, te cilat tregojne mallra te ndryshem ushqimore.

Behet fjale per dhjetera tregtare ambulante qe kane “pushtuar” si shkollat e sistemit 9-vjeçar ashtu edhe gjimnazet ne Fier dhe Lushnje.

Shitesit ambulante perbejne nje rrezik evident per qindra nxenes, si dhe cilesohen nga autoritetet e higjienes si “te paprekshem”, kjo per faktin se ndarja e kompetencave mes pushtetit vendor e qendror ka bere qe inspektoret e higjienes te mos ushtrojne kontroll mbi keta tregtare pirate.

Shume nga tregtaret ambulante  arrijne qe mallrat e tyre ushqimore t’i shesin edhe ne deren e godines se shkolles.

Madje, ne disa raste jane shenuar perplasje mes drejtuesve te shkollave dhe tregtareve, te cilet kane arritur qe te mbijetojne me “tregtine” e tyre.

Statistikat qe japin inspektoratet e higjienes, respektivisht ne Lushnje dhe ne Fier, tregojne se vetem dy njesi tregtare te licencuara operojne ne shkollat e Lushnjes dhe 5 njesi te tilla ushtrojne aktivitetin e tyre prane shkollave Fier duke pasur licence.

Ndersa numri i shitesve ambulante ne te gjitha shkollat e Fierit kalon 60 dhe ne Lushnje shkon ne me shume se 33.

Mosregjistrimi i shitesve ambulante prane tatimeve te rretheve perkatese ka bere qe ata te jene shume larg kontrollit tatimor dhe po ashtu larg kontrollit te Inspektoratit te Higjienes.

Per t’i dhene fund ketij fenomeni te rrezikshem, Inspektorati i Higjienes ne Fier dhe ne Lushnje ka vendosur qe te zbatoje nje plan masash.

Per kete proces, Inspektorati i Higjienes ka kerkuar edhe ndihmen e policise se rendit dhe asaj bashkiake.

Zbatimi i ketij aksioni do te filloje ne ditet ne vijim, ndersa nuk jepet ende ndonje shprese konkrete per t’i dhene fund fenomenit ne fjale.

Edhe here te tjera jane zhvilluar aksione te tilla, por qe nuk kane mundur ta mbyllin tregtimin ambulant, i cili ofron ushqime te pakontrolluara dhe shpeshhere pa leje higjiene e pa ambalazh.

Top Channel