Bota e futbollit do te shokohet ne fillim te nentorit, atehere kur UEFA te beje publike listen e 40 ndeshjeve te trukuara.
Ne nje interviste per te perditshmen holandeze “Algemen Dagbland”, Karel Dont, anetar i njesise antikorrupsion ne UEFA ka denoncuar xhiron e basteve dhe fiksimin e rezultateve, duke paralajmeruar se kjo do te jete ceshtja me e madhe e korrupsionit, e zbuluar ndonjehere. “Eshte ceshtja me e madhe e korrupsionit qe kemi zbuluar ndonjehere. Jemi shokuar”, tha per gazeten holandeze Karel Dont.
“Shumica e dosjes tashme eshte kompletuar dhe kemi prova te pakundershtueshme. Mashtrimet dhe trukimet kane ndodhur ne shume vende te Europes dhe ne jemi ne gjendje ta vertetojme kete”, tha eksperti i UEFA-s. Duke iu referuar gazetes holandeze, UEFA ka theksuar se do te merrem masa mjaft te rrepta per klubet dhe lojtaret e perfshire ne kete hetim, pjesa me e madhe e te cilave eshte nga Europa Lindore.
Zyrtari i njesise antikorrupsion ne Uefa, nuk ka bere publik emra skuadrash, pasi ceshtja eshte nen hetim, megjithate ne kete liste te zeze, nuk eshte cudi te jete emri i ndonje skuadre shqiptare, te cilat prej vitesh jane lakuar per fiksimin e rezultateve ne kupat europiane.
Top Channel