
Barack Obama po kthehet ne kundershtarin e preferuar te komikeve te televizioneve, te cilet para pak kohesh e mbeshtesnin, perfshire Jay Leno e David Letterman.
Pasi e kane kursyer per 9 muaj, presidenti demokrat tani eshte vene ne shenjester, direkt pasi mori cmimin Nobel per paqen.
Pjesa me e madhe e amerikaneve thone se cmimi ishte i parakohshem, ndersa per republikanet per kete ceshtje eshte ndjere interferenca e politikes europiane.
Per Leno, defekti kryesor i Obames eshte zvarritja e marrjes se vendimeve te rendesishme.
“Mos prisni qe te dergoje menjehere trupa ne Afganistan…iu desh 5 muaj te zgjidhte nje qen per te bijat”, ironizon Leno.
Ndersa per cmimin Nobel ai thote: E jashtezakonshme…nese e mendon mire, ky eshte suksesi i pare i arritur qe prej zgjedhjes se president”.
Ne te njejtin qendrim eshte edhe Fred Armisen, i cili vesh petkun e presidentit Obama ne “Saturday Night Live”.
Ne show-n e fundit, Armisen refuzon akuzen e te djathteve, qe Obama transformon Ameriken ne nje Gjermani naziste ose ne nje Bashkim Sovjetik.
“Eshte e rreme. Mjafton qe te shihni cfare kam bere ne 9 muaj. Nuk kam bere asgje”, tha Armisen, ne rolin e kreut te Shtepise se Bardhe.
Top Channel