
Per nje shkrimtar te madh nuk eshte kurre vone qe t’i behen respektet e fundit.
160 vjet pas vdekjes, eshte percjelle per ne banesen e fundit poeti amerikan Edgar Alan Po.
Kuratori i muzeut te tij ne Baltimor tha se ne 200-vjetorin e lindjes nuk mund te beje me shume per Po-ne, pervecse t’i ofroje varrimin qe nuk e pati kurre.
160 vjet me pare ne funeralin e shkrimtarit moren pjese vetem 7 vete. Ai ishte gjetur pa ndjenja, dhe pa para ne xhep, ne nje lokal ne Baltimore, ku dhe do te vdiste pak dite me vone kur ishte vetem 40 vjec.
Autori i “Renia e shtepise Asher”, “Macja e Zeze” apo poemave “Korbi” dhe “Anabel Li”, sot nderohet si mjeshtri i tmerrit. Ai u percoll nga dhjetera njerez, shume prej te cileve te veshur me kostume epoke, si miq te kohes se Po-se, si Sharl Bodler, dhe njerez qe u frymezuan prej tij si Alfred Hickok.
Top Channel