Sulmuesi rumun, Adrian Mutu gjendet serish ne teashe pas gjobes prej 17 milione eurosh qe Chelsea i kerkon per demin e shkaktuar kur u pezullua per perdorim heroine.
Pak dite para ndeshjes ne Beograd kunder Serbise, sulmuesi i Rumanise eshte fotografuar ne nje lokal ne shoqerine e disa femrave dhe ne gjendje te dehur. Sipas gazetes “Libertatea” ai po konsumonte vodka dhe vere te kuqe. Menjehere pas publikimit te fotove, trajneri i kombetares Lucescu eshte shprehur se Mutu nuk do luaje me kombetaren derisa ai te jete ne krye te stolit.
Por ajo qe ka mbushur kupen eshte fakti se pas humbjes 5-0 me Serbine, sulmuesi ka ikur pa pershendetur shoket e skuadres dhe stafin. ”Mendoj se nuk kam bere asgje te keqe. Nuk mund te kem miq qofte femra apo meshkuj? Apo duhet te qendroj ne nje kafaz? Une per kombetaren kam demtuar nje gju”, reagoi futbollisti.
Top Channel