Massa rikthehet ne piste: Cdo gje si me pare
12/10/2009 15:00
Merr fund ankthi i Felipe Massa-s pas nje periudhe te gjate pushimi per shkak te demtimit qe pesoi ne sy gjate gares se Hungarise.
Paraditen e sotme ai eshte rikthyer ne pisten e Fioranos me Ferrarin F-2007. “Kuptova se nuk me mungon deshira qe kisha me pare. Ajo qe ndodhi ne Hungari nuk me ka ndryshuar aspak. Gjithcka shkoi normalisht, si zakonisht. U ula makine sic beja me perpara pa asnje problem. Edhe per skuderine jam i njejti pilot si me pare”, shprehet nenkampioni i botes.
Felipe Massa pesoi nje carje afer syrit pas nje pjese te shkeputur nga makina e Barichellos-s, por pas nderhyrjes kirurgjikale, mjeket siguruan se ai do ta merrte veten shume shpejt.
Top Channel