
Trajneri Kuzhe, sigurisht qe nuk ka qene shume i kenaqur me prezantimin e skuadres ndaj Greuther Furthit, jo per sa i perket rezultatit, por per sa i perket lojes qe skuadra ka zhvilluar.
“Sigurisht qe Shqiperia qe do te luaje ndaj Suedise nuk do te jete kjo e sotmja, u shpreh Kuzhe. Ne kete ndeshje, skuadra ime nuk u mobilizua ne maksimum dhe te gjithe e dime qe ne te tilla ndeshje keto gjera ndodhin. Pra, nuk eshte se jam i pakenaqur me skuadren. Por, realisht ne kete ndeshje miqesore kemi luajtur nen mundesite qe kemi. Jam komplet i pergjegjshem se nuk mund te luanim fort, pasi edhe lojtaret kane frike se mos demtohen”.
Nderkohe, per sa i perket ndeshjes ne teresi, trajneri kroat ka thene: “Pjesa e pare ishte shume e mire dhe djemte zbatuan detyrat taktike. Funksionoi ajo qe une kisha ne koke. Tani e kam nje ide te qarte se si do te luaj ne ndeshjen ndaj Suedise. Pra, pavaresisht rezultatit, une mendoj se ne e kryem qellimin e kesaj ndeshjeje miqesore”, perfundoi Kuzhe.
Top Channel