Zevendeskryeministri i Kosoves, Hajredin Kuci ka deklaruar se Prishtina zyrtare do te punoje intensivisht per te fituar njohjen e pavaresise nga Greqia, nje nder 5 vendet e BE qe nuk e ka ndermarre kete hap.

Kuci ka theksuar se njohja nga Greqia nuk ka te beje me faktin se kush eshte ne pushtet ne Athine, por ka nenvizuar se njohja nga ky vend ka rendesi jetike per Kosoven.

“Ne do te punojme intensivisht me shtetin grek, popullin grek dhe qeverine greke dhe te njejten gje do te bejme edhe me shtetet e tjera. Njohja nga cdo vend, por ne vecanti ajo nga Greqia, do te kete nje simbolike te theksuar”, ka pohuar Kuci.

Deklarata e tij vjen pas asaj te bere dite me pare nga kryeministri i ri grek Jorgo Papandreu, se nese zgjidhet ceshtja e Qipros dhe nese Serbia merr statusin e kandidatit per ne BE, Greqia do te njohe pavaresine e Kosoves.

Top Channel