Ish-gruaja: Paul Gascoigne, i semure per seks

12/10/2009 10:05

Nuk mjaftonin problemet me alkoolin dhe drogen, qe prej vitesh e bene jeten e tij nje ferr te vertete.Tani reputacioni i Paul Gascoigne,ish-kampioni i kombetares britanike dhe mesfushorit te Lazio-s ne vtiet 1999, rrezikon te kompromentohet me teper.

Prej ditesh ka dale neper librarite angleze libri «Stronger: my life surviving Gazza»,shkruar nga ish-gruaja e tij.

Ne botim, Sheryl ndersa tregon per abuzimet e panumerta te duruara prej te shoqit, rrefen edhe per deshirat seksuale te shpeshta te ish-bashkeshortit te saj.

Gjate lidhjes se tyre qe zgjati 12 vjet, shpesh futbollisti e detyronte te shoqen qe te kryenin marredhenie seksuale me shume se 10 here ne dite.

Sheryl, sot 44 vjec, ka dhene nje interviste te gjate per “News of the World”, ku thote se eshte shume me e forte se c’ka qene me pare.

Lidhja me Gascoigne, qe ne fillim dukej perfekte, shpejt u transformua ne nje ferr. Sheryl thote se heren e pare qe takoi Gazza (pseudonimi per Paul), mendoi se kishte gjetur burrin perfekt…i pasur, i kendshem dhe pasional. Sheryl kishte lene pas nje martese te deshtuar dhe ishte nene e dy femijeve, Bianca dhe Mason, ndaj mendoi se Gazza do te ishte babai perfekt dhe partneri ideal per te.

“Ishte shume eksituese te kisha nje partner qe me deshironte shume. Pasioni ishte i madh”, thote Sheryl.

Shpejt e kuptoi se etja per seks e bashkeshortit te saj ishte e paparashikueshme dhe nuk kishte te ndalur.

Situata sa erdhi u perkeqesua. Gascoigne kerkonte gjithnje e me shume dhe kur Sheryl refuzonte, ajo keqtrajtohej dhe perdhunohej.

“Ishte me mire te kryeja marredhenie seksuale, se sa te rrihesha”, rrefen Sheryl.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel