
Udhetimi per te pare Ervin Skelen duket se ia ka vlejtur. Trajneri i Mynih 1860, Evald Linen dhe drejtori sportiv, Miki Steviç, ishin te shtunen ne Fyrth per te vezhguar Skelen pa skuader teksa do te luante ne miqesoren Greurther Furth-Shqiperi 1-2. Shqiptari mund te marre rolin e shefit te mesfushes se Mynih 1860.
Aty u pa qe Skela eshte nje lojtar me cilesi udheheqese dhe determinant ne loje. “Skela e ka konfirmuar ate qe dija per te. Forca e tij eshte, se ai deshiron ta kete gjithmone topin. Kjo e ka nje baze: ne Bundeslige ai ka qene gjithmone lojtar titullar”, tha trajneri Linen per 32-vjeçarin.
Skela pati mbi 50 kontakte me topin deri ne momentin e zevendesimit per shkak te nje demtimi. Ai dha asistin e golit te Bogdanit. “Ajo qe ai ben, eshte e dobishme per skuadren”.
Munih 1860 dhe Skela po flirtojne?. “Une jam gati per 1860, tha shqiptari per ‘Allgemeine Zeitung’, por duhet te mbyllet shpejt marreveshja.
Ishte mjaft e hidhur te jesh i detyruar te shikosh ne TV ndeshjet e Bundesliges 1 dhe 2”. Gjithsesi, Skela e ka mbajtur veten ne forme duke u stervitur me amatoret e Bajer Leverkusen: “Kontrata qe une do te nenshkruaj, do te jete e fundit”, pohon shqiptari.
Ai nuk nenshkruan per nje gjysme viti. “Deshiroj te luaj patjeter edhe per dy vjet. Mendoj per nje afat te gjate, pasi jam familjar dhe nuk dua te ndryshoj çdo vit. Do te shkoja me qejf te 1860. Jam interesuar 100% per skuadren. eshte klub me tradite, shume tifoze dhe nje stadium te mrekullueshem”.
Por trajneri Linen heziton. “Akoma nuk kam marre nje oferte zyrtare nga klubi”, thote Shqiptari. Kete e shpjegon Linen: “Nese e marrim Skelen, ai duhet edhe te luaje. Por te ne ka nje diskutim: si duam te luajme. A kerkojme nje numer 6 te forte ne loje, apo nje numer 10”. Mesfushori thekson: “Mora se fundmi dhe nje oferte nga Kelni”. Edhe Koblenz interesohet per fantazistin. Megjithate, te merkuren Skela do te jete serish nen lupe ne ndeshjen ndaj Suedise.
Top Channel