Tashme edhe qyteti historik i Prizrenit do te kete universitetin e tij.Kete e beri te ditur gjate nje vizite atje Kryeministri Hashim Thaci, i cili tha se ai do te hape dyret per 5000 studente duke filluar qe nga tetori i vitit tjeter. 

Pas nje takimi qe pati me kryetarin e Prizrenit,  kryeministri i Kosoves Hashim Thaci deklaroi se Universiteti publik i Prizrenit do te jete i hapur per te gjithe brucoshet duke perfshire ketu edhe ata qe vijne nga veri i Shqiperise dhe Maqedonia.
 
Universiteti do te perfshije fakultetin Juridik, Ekonomik, te Edukimit, Filologjise etj…
 
Prizreni eshte qyteti i dyte pas Prishtines per nga madhesia infrastrukturore dhe per nga numri i banoreve ne Kosove.

Qytetaret thone se hapja e Universitetit publik te Prizrenit perben nje vlere me shume per kete qytet.
 

Top Channel