Ne maj te ketij viti emisioni “Fiks Fare” denoncoi publikisht Artan Kriston pas investigimeve te gazetareve per abuzimet e tij me qytetaret duke i mashtruar ata se kishte aftesi sheruese.
Gazetarja e “Fiks Fare” u paraqit ne ambjentet ku Artan Kristo prezantohej si hoxhe dhe mjek popullor dhe i deklaroi se ishte e semure me semundjen e pasherueshme Hiv/Aids. Madje emisioni kishte siguruar analiza false per ta bindur Kriston se vajza ishte paciente ne spital.
Mjeku popullor e orientoi gazetaren se cfare analizash duhet te bente ajo dhe t’ia sillte ne zyrat e tij ne Shkozet, per te pare se sa mund te zgjaste kura e dhene prej tij.
Por ndersa vajza i afroi si shperblim shumen nje milione lekeve, mjeku popullor i tha se ai kishte tarifa teper te larta pasi ne raste te ngjashme kur kishte sheruar te semure me semundje zemre u kishte marre 15 mije euro, duke i marre leket nje pjese ne fillim te kures dhe tjetren kur ta perfundonte ate.
Artan Kristo i tha gazetares se nuk ishte mjek, por ai sheronte nese zoti e donte nje gje te tille.
Top Channel