Raport-progresi vjetor i Komisionit per Kosoven do te shoqerohet nga nje studim i vecante  per zvillimin ekonomiko-social te vendit, ku do te propozohet edhe nisja e nje procesi qe synon liberalizimin eventual te vizave Schengen, nese Kosova ploteson kriteret.

Studimi i posacem per rastin e Kosoves vjen per arsye te mosnjohjes se pavaresise se saj nga 5 vendet anetare te BE-se.

Komisioni vlereson ne projekt-strategjine e perpiluar se stabiliteti ne Kosove mbetet delikat, shqetesim i vecante shprehet ndaj incidenteve kunder EULEX-it dhe Kosoves i kerkohet te mbeshtese misionin e BE-se.

Pasi permendet anetaresimi ne institucionet financiare nderkombetare si dhe miratimi i nje pjese kyce te legjislacionit, Komisioni veren se “sfida madhore mbeten shteti ligjor, lufta kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar, perforcimi i administrates, mbrojtja e serbeve dhe minoriteteve te tjera si dhe rritja e dialogut e pajtimit mes komuniteteve etnike”.

Serbeve te Kosoves iu behet thirrje te marrin pjese ne institucione dhe ne zgjedhjet lokale te nentorit.

“Eshte thelbesore qe autoritetet e Kosoves te mbajne premtimet e tyre dhe persa i perket disiplines fiskale, menaxhimit te shpenzimeve publike dhe reformave ekonomike”, terheq vemendjen Komisioni.

Top Channel