Portugali, vritet burri i kandidates per zgjedhjet vendore
11/10/2009 19:30
Bashkeshorti i nje kandidateje ne zgjedhjet per pushtetin vendor ne Portugali eshte vrare nga kundershtari i saj gjate nje takimi ne kuader te fushates elektorale.
Kandidati i partise se kryeministrit Sokrates, Antonio Kunja ka arritur te futet me arme ne takimin elektoral qe po zhvillonte burri i kandidates socialdemokrate dhe ka hapur zjarr ne drejtim te tij duke e lene ate te vdekur.
Menjehere pas ngjarjes kandidati i Partise Socialiste, Kunja ka arritur t’u shpetoje forcave te sigurise duke u arratisur. Autoritetet e rendit portugeze njoftojne se forca te shumta jane vene ne kerkim te tij.
Top Channel