
Pas Ministrise se Mjedisit, kete jave radhen e ka pasur policia bashkiake.
Menjehere pas mbylljes se aktivitetit dhe gjobitjes se me shume se 20 klubeve te nates nje jave me pare nga inspektoret e Ministrise se Mjedisit, nje tjeter operacion u ka lene naten pergjysme dhjetera te rinjve dhe u ka mbyllur “magnetofonin” lokaleve qe nuk kane pasur dokumentacionin perkates per te ngritur muziken pas ores 23:00.
“Duke marre shkas nga problematika e koheve te fundit, lidhur me shqetesimet dhe ankesat e banoreve dhe qytetareve te ndryshem, per sa i perket nivelit te larte te zhurmave qe shkaktojne lokalet dhe baret qe ushtrojne aktivitetin e tyre ne oret e vona te nates, policia bashkiake, ne bashkepunim me strukturat e tjera te linjes ka ndermarre nje aksion per gjobitjen dhe mbylljen e disa lokaleve, te cilet, me zhurmat dhe muziken e larte deri ne oret e vona ishin kthyer ne nje shqetesim per qetesine e banoreve”, sqaroi dje zyrtarisht Bashkia e Tiranes.
Aksioni eshte shtrire ne te gjithe kryeqytetin brenda dhe jashte Unazes, kryesisht ne zonen e ish-Bllokut, si nje zone mjaft e frekuentuar dhe ka zgjatur nga ora 23:00 e mbremjes se te premtes e deri ne oret e para te mengjesit.
Qellimi i ketij aksioni nga policia bashkiake e kryeqytetit dhe strukturat qe e mbeshtesin ishte mbyllja e aktivitetit pas ores 23:00 e mbremjes e lokaleve te cilat rezultuan pa dokumentacion te rregullt dhe qe shkaktojne zhurma, duke ndikuar negativisht ne qetesine e qytetareve.
Aksioni do te vijoje edhe ne ditet ne vijim dhe policia bashkiake, ne bashkepunim me strukturat e tjera pergjegjese, do te vazhdoje te jete edhe me e pranishme, edhe me e gatshme, edhe me e afte dhe e pergatitur, per t’iu gjendur prane qytetareve dhe per te siguruar qetesine e jetes ne komunitet.
Top Channel