Pakistan, ushtria ofensive anti talebane

11/10/2009 18:45

Ushtria pakistaneze ka ndermarre nje ofensive ajrore anti talebane ne perendim te vendit ne krahinen e Veziristanit.

Sulmi eshte ndermarre ne te njejten zone ku mendohet se fshihen disa nga lideret lokale te talebaneve duke vrare te pakten 19 talebane. Gjithashtu ne te njejtin rajon disa jave me pare eshte vrare nga sulmet me raketa te ushtrise amerikane edhe lideri taleban, Bejtullah Mehsud.

Sulmi ushtarak i Islamabadit vjen pas njoftimeve te disa diteve me pare per ndermarren e nje ofensive ushtarake anti talebane te ngjashme me ate te vitit 2008.

Top Channel