Kualifikohet Italia, Ukraina ndal Angline

11/10/2009 09:45

Gjermania, Italia, Danimarka dhe Serbia jane kualifikuar per ne finalet e boterorit Afrike e Jugut 2010, nderkohe qe Franca, Bosnje Hercegovina, Zvicra, Greqia dhe Rusia kane siguruar nje vend per ne fazen “play off”.

Anglia ka regjistruar humbjen e pare ne keto eleminatore duke u mundur 1-0 nga Ukraina. Ai qe ka prishur rekordin e Capellos ishte portieri Robert Grin, i cili pas 15 minutash loje la skuadren me 10 lojtare. Goli i fitores per ukrainasit u shenua nga Nazarenko, nderkohe qe me pare Shevcenko humbi nje 11 metersh. Tashme Ukraines i duhet nje fitore ndaj Andorres ne ndeshjen e fundit per te shkuar ne fazen “play off”.

Gjermania e drejtuar nga Joakim Lev ka mundur 1-0 ne Moske perfaqesuesen vendase te drejtuar nga Gus Hiddink. Autori i golit ishte Miroslav Klose, nderkohe qe protagonisti i ndeshjes u be portieri Adler i cili me nderhyrjet e tij i dha mundesine Gjermanise te kualifikohet direkt per ne Boterorin e Afrikes se Jugut 2010.

Italia ka barazuar 2-2 me Irlanden duke siguruar kualifikimin direkt per ne boterorin 2010. Vetem ne minuten e 90, kampionet e botes ne fuqi, kane arritur te barazojne me ane te Gilardinos. Me pare irlandezet kishin kaluar dy here ne avantazh me Uelan dhe Ledger, nderkohe qe goli i pare i Italise u shenua nga Kamoranesi.

Danimarka ka fituar 1-0 derbin skandinav me Suedine fale golit te Jakob Polsen, triumf ky qe i jep te drejten ekipit te Morten Olsen t’i bashkohet skuadrave te kualifikuara ne boterorin 2010, nderkohe qe per Suedine e Ibrahimovic, shanset jane pakesuar ndjeshem, duke shpresuar ne ndeshjen e fundit ne grup ate ndaj Shqiperise.

Eshte kualifikuar edhe Serbia qe ka shkaterruar 5-0 Rumanine, nderkohe qe Franca ka siguruar fazen “play off” pasi ka mundur Ishujt Faroe.

Top Channel