Itali, vazhdojne kerkimet per kapjen e Tomes

11/10/2009 19:35

Jane zgjeruar ne te gjithe Italine kerkimet per kapjen shtetasit shqiptar Taulant Toma i cili diten e premte u arratis nga burgu i sigurise se larte te Ternit.

Kuestura e qytetit deklaroi per Top Channel se kerkimet nuk po japin akoma asnje rezultat megjithese perveç forcave te medha te rendit, po perdoren edhe qen e helikoptere.  

Tashme fotografia e te arratisurit i eshte shperndare te gjitha patrullave te policise e karabiniereve, dhe jane vendosur postblloqe ne pika te ndryshme.

Kjo ikje ka hapur polemika te medha mbi sigurine e burgjeve, aq me shume menyra se si i bugosuri ka ikur nga nje burg i sigurise se larte, duke perfituar thjesht nga nje e çare ne nje rrjete mbrojtese dhe me pas duke kapercyer nje mur jo shume te larte rrethues.

Fakti qe nuk po gjendet ende asnje gjurme e te ikurit,  forcon hipotezen se ai nuk ka vepruar vetem. Duket se arratisja ka qene e programuar me se miri, mbase dhe me ndihmen e dikujt nga jashte.

I bugosuri shqiptar po vuante nje denim per rrembim me arme dhe do ta perfundonte ate me 19 maj te vitit 2014. Me sa dihet Taulant Toma ka patur lidhje me banden e Ilir Pajes, i njohur per arratisjet e tij spektakolare nga burgjet italiane.

Top Channel